#1 #2 #3 #4 #5

Trinity

 

BASHKE, NJE FAMILJE!

Dado

Nëse po kërkon dado me orar full time, part time apo vetëm në fundjavë, Trinity është zgjidhja e vetme  për të gjetur përkudjesjen e duhur për familjen tënde! Zgjidhe ti dadon duke përcaktuar kriteret sipas nevojave të tua.

Përkujdesje për të moshuar

Nëse e ke të pamundur të përkujdesesh në cdo cast për prindërit e tu të moshuar dhe je në kërkim të një kujdestareje me orar full time apo part time,  me trinity mund të përkujdesesh edhe nëse nuk je vetë e pranishme.

Punëtore shtëpie

Nëse dinamika e ditës nuk të lejon që të jesh amvisa që ti do doje për familjen tënde, tani mund t’i bësh te gjitha! Përzgjidh punëtore shtëpie korrekte, me përvoje dhe orare të përshtatshme për të përmbushur nevojat e tua.

Si funksionon Trinity?

 

Portali Trinity.al iu jep mundësinë  e gjetjes së shpejtë të punës dhe punëtorit, nëpërmjet procesit të ndërmjetësimit.

Trinity është kompania e  vetme që ofron zgjidhje në shërbimet e përkujdesjes në familje në tri nevoja të përditshme: kujdestari  fëmijësh, kujdestari  të moshuarish si edhe punëtore shtëpie. Nëse e ke të pamundur të ofrosh kujdesin që ti do doje për familjen tënde, tani ka një zgjidhje. Trinity krijon ndërmjetësim mes familjeve dhe profesionistëve në fushën e përkujdesjes. Nëse duhet të riktheshesh në punë dhe të duhet një dado me fleksibilitet orari, nëse prindërit apo gjyshërit e tu nuk mund të kujdesen për veten dhe kanë nevojë për një kujdestare, nëse të duhet një punëtore që të ndihmojë në punët e shtëpisë, trinity ofron mundësi të shumta për tu njohur nga afër me profesionistë në këto shërbime.

Si funksionon  të punësohesh si kujdestare apo punëtore shtëpie përmes Trinity?

Nëse po kërkon punë si kujdestare apo punëtore shtëpie kliko te rubrika “ puno me ne”, përzgjidh shërbimin që ofron, disponibilitetin, plotëso fushat e detyrueshme  për disa nga të dhënat e tua dhe bashkangjit curriculumin. Brenda 72 orëve, stafi ynë, pasi vlerëson curriculumin dhe disponibilitetin, iu njofton për intervistimin në ambjentet e agjensisë sonë  dhe më pas iu ndërmjetëson me familjen tek e cila do të ofroni shërbimin tuaj.

Si funksionon përzgjedhja e punëtores së duhur për familjen tënde?

  • Hapi i parë është ai i klikimit te rubrika “ Na kontaktoni”, ku do të hapet një formular i shkurtër në të cilin do të specifikoni se për çfarë jeni të interesuar ( dado, asistente për të moshuarit apo punëtore shtëpie).

Specifikoni disponibilitetin e punonjëses dhe në fushën e komenteve mund të veconi disa kritere të cilat duhet t’i ketë patjeter cdokush që do përzgjidhet për të ofruar përkujdesje në familjen tuaj.

  • Hapi i dytë është ai i vlerësimit të të gjitha curriculumeve të mbërritura në agjensi, për të përzgjedhur  punonjësen me profilin qe iu vetë keni kërkuar dhe  hapi final është ai i ndërmjetesimit të takimit mes jush dhe punëtores së përzgjedhur sipas kërkesave tuaja!

Tarifa e aplikimit per kandidatet eshte 1000 lek dhe regjistrimi behet prane agjensise sone!

Per te rezervuar takim apo per konsulenca telefonike na kontaktoni ne 0672009060

Trinity është zgjidhja e duhur  për të pasur gjithmonë përkujdejse, ja pse  bashkë, jemi një familje!

Blog

Na kontakto





Per cilin nga sherbimet e meposhtme interesoheni:

Emri*

Mbiemri*

Tel*

Email*

Mesazhi