Blog

(Alb) Si të luftojmë aciditetin e stomakut

Sorry, this entry is only available in Alb. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

stomach_ache_stomachache-2-377x252    Kush i ka provuar simptomat që të sjell aciditeti i stomakut e di mirë se pavarësisht shkaqeve, duhet patjetër të ketë një dietë  të ekuilibruar. Aciditeti i stomakut është një keqfunksionim i aparatit gastro intestinal dhe mund të prekë cdo moshë. Ja cilat janë disa nga kurat popullore që ulin aciditetin e stomakut.

  1. Hidhni në një gotë me ujë, gjysëm luge të vogël sode buke dhe pasi ta përzjeni, pijeni. Kjo përzierje ndihmon uljen e nivelit të aciditetit.
  2. Lëngu i aloe verës është shumë i nevojshëm per të luftuar djegiet e stomakut.
  3. Caji jeshil dhe xhinxhëri këshillohen pasi luftojnë infeksionet dhe kanë efekte qetësuese për stomakun.
  4. Konsumimi në sasi të vogël i bajameve mund të parandalojë dhe të zvogëloje djegien e stomakut.
  5. Hidhni disa feta limon në ujë të valë dhe pijeni lëngun e ngrohtë. Do të shihni që djegia e stomakut do të zbehet.
  6. Nëse përtypni cimcakiz pa sheqer për 30 minuta pas cdo vakti ,do t’i ndjeni më pak dhimbjet e stomakut.

 

Përvec kurave popullore dhe medikamenteve përkatese sipas këshillave të mjekut, dieta e ekuilibruar ka nje rol shumë të   rëndësishëm. Këshillohen perimet e ziera te spërkatura me vaj ulliri dhe pak kripë. Selinoja dhe finoku, frutat si mollët, bananja dhe ananasi janë të rëndësishme si pjesë e dietës. Darka këshillohet të konsumohet dy ose tri orë përpara se të shtriheni për të fjetur, pasi stomaku duhet të ketë kohën e nevojshme për të kryer procesin e tretjes.

Kujdes me përdorimin e disa ushqimeve si: domatet, hudhrat, qepët, kafeja, duhani dhe alkoli, pasi rrisin aciditetin në stomak.

 

Read more

(Alb) “Lëngu i mrekullive”- panxhar, mollë jeshile dhe karrotë

Sorry, this entry is only available in Alb. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

remolacha-1Lëngu i mrekullueshëm që ka në përberje panxhar, molle jeshile dhe karrote eshte nje pije e cila mund te mbroje trupin nga formimi i qelizave kancerogjene dhe limiton rritjen e tyre. Janë të shumtë ata që sugjerojne pirjen e këtij lëngu pasi kanë parë menjeherë efekte pozitive në shëndetin e tyre. Është një pije që mund ta përgatisim lehtësisht në shtëpi përmes shtrydhëses së frutave.

Ja për cilët përbërës keni nevoje:

  • Një karrotë
  • Një panxhar
  • Një mollë jeshile

Lajini mirë me ujë të rrjedhshëm përbërësit, prisni secilin në feta të mëdha dhe hidhini me gjithë lëkurë në shtrydhëse. Këshillohet që lëngu të pihet i freskët, pasi humbet vetitë kuruese dhe vitaminat dhe enzimat ka rrezik të oksidohen nga ajri.

Sipas dëshirës, nëse doni që lëngu të jetë më i athët mund t’i shtoni dhe pak limon.

 

Pse ky lëng është cilësuar si “lëngu i jetës”

  • Parandalon dhe zvogëlon rritjen dhe zhvillimin e qelizave kancerogjene.
  • Është i shkëlqyeshëm për përforcimin e sistemit imunitar.
  • Ndikon pozitivisht në shikim, eliminon lodhjen dhe skuqjen e syve.
  • Përforcon mushkrite, parandalon infarktin dhe ndikon pozitivisht në uljen e tensionit të lartë
  • Ndihmon mëlcinë në procesin e detoksikimit.
  • Ju ndihmon që të reduktoni dhimbjet nga aktivitetet fizike si dhe zbut dhimbjen muskulare.
  • Vështireson procesin e krijimit të akneve ,ndaj kush e pi rregullisht këtë lëng ka lëkurë me shkëlqim.
  • Ul rrezikun e sëmundjeve me zorrën e trashë.

Lëngu është lehtësisht i tretshëm dhe i këshillueshëm për këdo pasi nuk ka efekte anësore. Është shumë efikas sidomos për ata që duan të dobësohen.

Efektet pozitive të këtij lëngu do t’i vini re dy javë pasi e keni pirë sistematikisht një herë në ditë  ( në mëngjes apo pasdite), pasi sistemi juaj imunitar do të jetë më i fortë.

 

 

Read more

(Alb) Kriteret që s’duhet t’i mungojne kurrë dados tuaj!

Sorry, this entry is only available in Alb. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

dbaddb393646f925fc5f0ae52ea288baVendimi për të punësuar një dado nuk është gjithmonë i thjeshtë, aq më tepër që vetëm ju i njihni më mirë se kushdo nevojat, tekat dhe dëshirat e fëmijës suaj.

Por nëse bëni nje profil profesional paraprak për dadon tuaj të ardhshme, gjërat thjeshtësohen dukshëm. Pavarësisht kritereve specifike që ju do donit për dadon e fëmijës suaj, përpara se ta punësoni, hidhini një sy kritereve të përgjithshme që kurrsesi s’duhet t’i mungojnë asnjë dadoje:

 

  1. Komunikimi i shkëlqyer. Ajo do jetë pika e referimit të fëmijës kur ju nuk jeni të pranishme. Mënyra se si dadoja komunikon me fëmijën duhet të jetë e shkëlqyer dhe t’i përmbahet linjës suaj të komunikimit për të evituar konfuzion te fëmija. Është pikërisht mënyra se si dadoja zgjedh të komunikojë me fëmijën, përgjegjëse për mënyrën se si fëmija do komunikojë me ju dhe të tjerët rreth tij.

 

  1. Përshtatshmëria. Ju mund të zgjidhni të ndryshoni rutinën e fëmijës suaj, ndaj dadoja duhet të ketë aftësinë për tu përshtatur më së miri me c’do lloj ndryshimi.

 

  1. Energjia. Nëse je duke kërkuar një dado, kujdesu mbi të gjitha që të jetë energjike dhe të përballojë gjithë aktivitetin e një fëmijë që mbi të gjitha kur bëhet fjalë për të luajtur ka energji pa fund.

 

  1. Aftësi krijuese dhe argetimi. Ashtu sic rritet entuziazmi i të luajturit të një loje të re, me të njëjtat ritme  edhe venitet. Zgjidh një dado me aftësi krijuese që edhe në një ditë me shi, të dijë se si ta bëjë të argëtohet fëmijën duke i zgjuar imagjinatën

 

  1. Higjena . Është shumë e rëndësishme që dadoja t’i kushtojë rëndësi të vecantë higjenës personale dhe ambjentit në të cilin zhvillon aktivitetet me fëmijët. Ata janë të brishtë, imuniteti nuk është shumë i fortë, ndaj një higjenë e mirë, parandalon sëmundjet.

 

  1. E qeshur dhe pozitive. Fëmijët gjenerojnë vazhdimisht energji pozitive dhe është shumë e rëndësishme që dadoja e tyre të ndërveprojë me ta me pozitivitet. Të qenurit e qeshur ndikon pozitivisht në humorin e fëmijës dhe ndihmon në cilësinë e mardhënies dado- fëmijë.

 

Read more

(Alb) Pse fëmijet duhet të kujdesen për kafshët

Sorry, this entry is only available in Alb. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

 

Cute toddler blonde boy with golden retriever hugging close up

Fëmijët dhe kafshët kanë mardhënie fantastike mes tyre. Ata duan të luajnë dhe kafshët kërkojnë përkujdesje. Ndaj disa prindër u dhurojnë fëmijëve të tyre qen ose mace për t’i argëtuar më shumë fëmijët e tyre. Përfshirja e fëmijëve në përkujdesjen ndaj kafshëve është një mënyrë e mrekullueshme për t’i mësuar me ndjenjën e përgjegjësisë për kujdesin ndaj dikujt apo dickaje. Nëse fëmijët e tu janë mjaftueshëm të rritur për te luajtur me kafshët shtëpiake, ata janë po ashtu mjaftueshëm të rritur për tu ofruar përkujdesje.

 

 

Të ushqyerit

 Casti më i mirë  për tu mësuar fëmijëve përkujdesjen ndaj kafshëve, është koha kur kafshët ushqehen. Nëse fëmija e ka kuptuar se c’ sasi apo racion duhet t’i japë, ai është i aftë të mbushë dhe zbrazë enën e kafshës me ushqim apo me ujë në sasinë që i nevojitet.. Ti lesh fëmijët të lirë në përgatitjen e ushqimit, u rrit vetvlerësimin, përgjegjësinë dhe i mbush me pozitivitet pasi shohin që po bëjnë dicka shumë të mirë dhe të vlefshme për kafshët e tyre të dashura.

Përkujdesje për higjenën e kafshëve

 Ndërsa disa fëmijë nuk janë në gjendje të lajnë kafshët e tyre, ka shumë fëmijë të tjerë që kujdesen mjaft mirë për higjenën e kafshëve të tyre të dashura. Ata iu bëjnë banjë, i thajnë  dhe i krehin duke përforcuar më shumë mardhënien mes tyre.

 

Argëtimi me kafshët

 Cdo kafshë shtëpiake ka nevojë që të luash me të. Përfshirja e fëmijës ne procesin e te luajturit me kafshen eshte sa e vlefshme per to aq edhe per femijet . Macet kenaqen kur luajne me lemsha apo topa ping-pongu dhe qente kenaqen kur luan me Frisbees apo me top tenisi. Prinderit duhet te jene gjithmone te pranishem kur femijet luajne me kafshet pasi ne entuziazem e siper mund te humbasin kujdesin. Prinder, shfrytezojeni castin kur femija juaj argetohet me qenin apo macen si një moment të frytshëm per t’i mësuar se si mund të kënaqet duke kënaqur njëkohësisht dhe kafshën dhe mbi te gjitha komplimentojini per lojat kreative që bëjnë për tu argëtuar.

 

Përgjegjësia

Kujdesi per higjenën e kafshës, e shtepizës –kolibe në të cilin rrinë qeni apo macja mund t’ua besoni fëmijëve tuaj. Përkujdesja ndaj kafshëve i mëson fëmijës suaj ndjenjën e përgjegjësisë , iu rrit besimin në vetvete dhe i ndihmon të ndërveprojnë sa më mirë me këdo që i rrethon.

Read more

(Alb) 7 lëngjet që mund të pini gjatë shtatëzanisë

Sorry, this entry is only available in Alb. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

 

Pregnancy2Frutat dhe perimet janë shumë të këshillueshme për tu konsumuar gjatë periudhës së shtatëzanise, pasi mundësojnë hidratim dhe ushqim të shkëlqyer si për bebin ashtu edhe për nënën. Le të njihemi me lëngjet e frutave që shtatëzënat mund t’i pijnë çdo ditë.

  1. Lëngu i portokallit është shumë i rëndësishëm për të parandaluar virozat. Ai është i pasur me vitaminë C dhe kalium ndaj ju ndihmon që të forconi imunitetin.
  2. Lëngu i karrotës ju ndihmon të largoni toksinat nga trupi dhe ne saje te vitaminave A dhe E ndihmon në reduktimin e rënies së flokëve dhe në forcimin e thonjve
  3. Lëngu i panxharit ju ndihmon që të rrisni energjinë. Rrënja e panxharit përmban hekur ndaj iu ndihmon të ulni rrezikun e anemisë. Panxhari gjithashtu përmban fibra të cilat ndihmojnë sistemin tretes dhe largojnë toksinat nga trupi.
  4. Lëngu i mollës është shumë i mirë për të ruajtur peshën ideale trupore si gjatë ashtu edhe pas shtatzanisë. Konsumimi i lëngut të mollës ndikon pozitivisht edhe në trurin e bebes dhe duke qënë i pasur me hekur ul rrezikun e anemisë.
  5. Lëngu i pjeshkës është shumë i pasur me hekur dhe kalium, ndaj iu ndihmon në uljen e rrezikut të anemisë. Lëngu i pjeshkës heq toksinat në trup, parandalon krijimin e gurëve në veshka gjatë shtatëzanisë.Konsumimi i lëngut të pjeshkës parandalon gjithashtu kapsllekun dhe problemet që kanë lidhje me gjakun ose me crregullimet në tretjen e ushqimeve.
  6. Lëngu i limonit përmban larmi përbërësish të ushqyeshëm si proteina, karbohidrate, fibra, vitamina etj. Ai gjithashtu përmban minerale, zink, calcium të cilat janë të rëndësishme si për ju ashtu edhe për beben. Pirja e lëngut të limonit iu ndihmon të parandaloni të vjellat në mënyrë të natyrshme
  7. Lëngu i rrushit i konsumuar gjatë shtatëzanisë mund të luftojë aciditetin dhe mban nën kontroll presionin e gjakut. Ai gjithashtu ul mundësinë e rënies së flokëve gjatë periudhës së shtatëzanisë.
Read more

(Alb) Ja 5 ushqimet që të moshuarit duhet te hanë para gjumit

Sorry, this entry is only available in Alb. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

 

bunch-of-fruit-5417-1380327540Me kalimin e moshës ndryshon sasia dhe cilësia e gjumit. National Sleep Foundation pas një  studimi të  bërë  te të  moshuarit doli në  përfundimin se 44% e të  moshurave përjetojne  simptoma të  ankthit dhe pagjumësise disa herë  në  javë. Cilësia e gjumit varet nga disa faktorë  sic janë : sëmundjet që  manifestohen me dhimbje, shqetësime dhe streset gjatë  ditës apo dhe kequshqyerja. Ja cilat janë  ushqimet që  duhen konsumuar për një  gjumë  sa më  të  rehatshëm:

  1. Frutat ( shumë fruta përmbajne kalium dhe magnez të  cilët ndihmojnë  muskujt dhe sistemin nervor të  qetësohen, për rrjedhoje sigurojnë  një  gjumë  shumë  të  rehatshëm)
  2. Karbohidratet ( U.s News ka dalë në  përfundimin se konsumimi i bollgurit para gjumit ë shtë  shumë  i mirë  pasi përmban calcium, magnez, fosfor dhe kalium)
  3. Proteinat ( sidomos ato të lehtat pasi rrisin  nivelin e serotoninës e cila jo vetëm që  ndikon në  rritjen e humorit, por edhe ndikon në përmirësimin e gjumit)
  4. Yndyrnat e pangopura (avokado, lajthi dhe kryesisht bajame pasi ato përmbajnë magnez  i cili ndikon në  relaksimin e muskujve)
  5. Pijet e ngrohta ( këshillohet më së  shumti qumësht i ngrohtë  me pak mjaltë  ose caj kamomili pasi kanë  efekte qetësuese dhe favorizojnë  gjumin)
Read more

(Alb) Këshillë për prindërit: mos i lini bebet e porsalindura te qajnë!

Sorry, this entry is only available in Alb. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Shumë prindër të rinj zgjedhin ti lenë të qajnë të porsalindurit me qëllimin për të mos i llastuar, por studimet tregojnë se kjo dëmton aftësinë e të kuptuarit te fëmijët. Shkak për këtë bëhet rritja e nivelit të stresit te fëmija , stres ky që iu dëmton sistemin nervor.

Penole Leach shprehet se është fakt dhe jo opinion që e qara dëmton sistemin nervor te bebeve pasi atyre u mungon aftësia e “të mësuarit” : bebet nuk e dinë se cila është ora e zgjimit apo ora e gjumit, nuk e kuptojnë se pse duhet apo nuk duhet të bëjnë dicka, e nëse ndodh të bëjnë cka kërkon prindi e bëjnë në mënyrë të vullnetshme dhe jo sepse kanë mësuar arsyen. E qara e fëmijëve është një mënyrë komunikimi me prindërit; ndoshta kërkojnë të ushqehen, të përkëdhelen, të përkunden  etj, ndaj prinderit nuk duhet ti përgjigjen ashpërsisht kësaj forme komunikimi. E qara e tepërt është e dëmshme sa për fëmijën po aq edhe për prindërit pasi prindërit duhet të marrin vendime apo të reagojnë nën presionin e stresit te shkaktuar nga e qara. Nëse fëmija qan duhet t’i rrini prane e ta përkedhelni dhe jo ta lini të qajë, pasi ka disa studime të ndryshme të cilat kanë dalë në përfundimin që këta fëmijë janë më të prirur ndaj sëmundjeve infektive si pasojë e sistemit imunitar te dobët.

Shpesh herë është mirë tia besosh sjelljen instiktit prindëror duke u munduar t’i merrni me të mira dhe t’i përkëdhelni fëmijët në momente kritike pasi të ofrosh dashuri dhe përkujdesje nuk është kurrë e tepruar!

 

Read more

(Alb) Cfarë është autizmi?

Sorry, this entry is only available in Alb. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

Definition-of-Autism

Autizmi është një crregullim neuropsikik që prek aftësinë e të komunikuarit dhe të ndërvepruarit me personat e tjerë .Autizmi është nje crregullim i cili manifestohet në pjesën dërrmuese të rasteve në tri vitet e para të jetës.  Fëmija i prekur nga ky crregullim ka prirjen të izolohet si mendërisht ashtu edhe fizikisht nga personat që e rrethojne pasi ka vështiresi komunikimi dhe artikulimi.Fëmijët e prekur nga autizmi i refuzojne ndryshimet, reagojnë dukshëm ndaj stimujve ndjesorë dhe akustikë dhe shpesh shfaqin shenja hiperaktiviteti. Simptoma më e dukshme është prirja për të përsëritur në mënyrë pothuajse obsesive  të disa veprimeve, frazave apo sjelljeve si lëkundja e trupit, të shikuarit e duarve apo lëvizja e gishtërinjve.

Duhet theksuar se autizmi nuk është vonesë mendore. Fëmijëve autikë nuk iu mungon zgjuarsia, përkundrazi ata kanë një zgjuarsi të vecantë që e shprehin sipas mënyrës së tyre. Arsyet e kësaj sëmundjeje jane ende pak të qarta. E vetmja e dhënë e qartë është që autizmi është një sëmundje shume komplekse, e kushtëzuar nga shumë faktorë dhe qe nuk ka lidhje me vaksinimin sic është aluduar deri para disa vitesh.

 

Read more

HYPERTENSION: THE ELDERLY MIGHT CAUSE LOSS OF BALANCE

A learn published in the journal of the American Academy of Neurology, originated that the pressure is too high can cause loss of balance in elderly and therefore a greater propensity to falls. Disorders march after age 60 is very frequent and the elderly who fall are forced to turn to first aid and to submit to rehabilitative therapy for months. In extreme cases can lead to a fall death.

In special, it is expected that between sixty, 80% of patients can walk generally. The percentage, however, it changes dramatically with each passing year, reaching 18% of people who have passed the threshold of 85 years. This is a especially perceptive age where the risk of falling by arranging damage to bones increases dramatically.Old-Woman

The learn published on Neurology, explored two years for a sample of 400 people over 50 years, undergoing distinct tests for measuring cerebral blood flow. Were also recognized significant factors such as degree of motor abilities the March and blood pressure. It ‘showed that the elderly with a response of cerebral blood flow slower had a higher blood pressure and were more exposed to falls.

Dr. Farzaneh Sorondo Department of Neurology, who led the investigation, said that the results obtained “Show that there could be a new strategy for the prevention of falls, based on physical exercise and manage of high blood pressure, since this affects the cerebral blood flow and can cause falls”.

Read more

FOODS THAT HARM CHILDREN’S TEETH

It is well known that children prefer the mostly foods containing sugar as; chocolates, lollipops, cakes, candy, foods which unfortunately are harmful to teeth. Their temptation to consume sweets is as big as the persistence of parents to limit as much as they can the quantity of sweets .This does not mean that sweets should be eliminated completely but should be consumed in controlled amounts and components we see in advance when they traded packaged. Besides control of the amount, must take precautions that their negative effect on the teeth to be much lower.stock-photo-76773023-beautiful-child-eating-delicious-chocolate-bar-delighted

 

A good way to reduce the risk of impairment,  is the care for oral hygiene. Parents should remind children to wash their teeth immediately after consuming sweets to reduce the risk of caries.Is recommended  that children have to consume  less canned foods and sweets, so it would be recommended to eat during meals. Which are specifically foods  that damage children’s teeth?Dental Health for adults as well as for children, depends on  type and composition of the food we eat every day.There are foods that increase the level of caries, as there are foods that lower it. But what are the foods that provoce caries; food containing carotene are responsible to the accumulation of bacteria on the teeth. Foods that increase the level of caries are usually foods containing sugar such as: Zechariah, honey, fructose, etc..

 

For a good oral hygienechildren should consume as few foods containing sugar as chocolate, candy and packaged sweets. They should also avoid carbonated drinks as adversely affect dental health.

Read more