Blog

(Alb) Kriteret që s’duhet t’i mungojne kurrë dados tuaj!

Sorry, this entry is only available in Alb. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

dbaddb393646f925fc5f0ae52ea288baVendimi për të punësuar një dado nuk është gjithmonë i thjeshtë, aq më tepër që vetëm ju i njihni më mirë se kushdo nevojat, tekat dhe dëshirat e fëmijës suaj.

Por nëse bëni nje profil profesional paraprak për dadon tuaj të ardhshme, gjërat thjeshtësohen dukshëm. Pavarësisht kritereve specifike që ju do donit për dadon e fëmijës suaj, përpara se ta punësoni, hidhini një sy kritereve të përgjithshme që kurrsesi s’duhet t’i mungojnë asnjë dadoje:

 

  1. Komunikimi i shkëlqyer. Ajo do jetë pika e referimit të fëmijës kur ju nuk jeni të pranishme. Mënyra se si dadoja komunikon me fëmijën duhet të jetë e shkëlqyer dhe t’i përmbahet linjës suaj të komunikimit për të evituar konfuzion te fëmija. Është pikërisht mënyra se si dadoja zgjedh të komunikojë me fëmijën, përgjegjëse për mënyrën se si fëmija do komunikojë me ju dhe të tjerët rreth tij.

 

  1. Përshtatshmëria. Ju mund të zgjidhni të ndryshoni rutinën e fëmijës suaj, ndaj dadoja duhet të ketë aftësinë për tu përshtatur më së miri me c’do lloj ndryshimi.

 

  1. Energjia. Nëse je duke kërkuar një dado, kujdesu mbi të gjitha që të jetë energjike dhe të përballojë gjithë aktivitetin e një fëmijë që mbi të gjitha kur bëhet fjalë për të luajtur ka energji pa fund.

 

  1. Aftësi krijuese dhe argetimi. Ashtu sic rritet entuziazmi i të luajturit të një loje të re, me të njëjtat ritme  edhe venitet. Zgjidh një dado me aftësi krijuese që edhe në një ditë me shi, të dijë se si ta bëjë të argëtohet fëmijën duke i zgjuar imagjinatën

 

  1. Higjena . Është shumë e rëndësishme që dadoja t’i kushtojë rëndësi të vecantë higjenës personale dhe ambjentit në të cilin zhvillon aktivitetet me fëmijët. Ata janë të brishtë, imuniteti nuk është shumë i fortë, ndaj një higjenë e mirë, parandalon sëmundjet.

 

  1. E qeshur dhe pozitive. Fëmijët gjenerojnë vazhdimisht energji pozitive dhe është shumë e rëndësishme që dadoja e tyre të ndërveprojë me ta me pozitivitet. Të qenurit e qeshur ndikon pozitivisht në humorin e fëmijës dhe ndihmon në cilësinë e mardhënies dado- fëmijë.

 

No Comments Yet


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *