Blog

(Alb) “Lëngu i mrekullive”- panxhar, mollë jeshile dhe karrotë

Sorry, this entry is only available in Alb. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

remolacha-1Lëngu i mrekullueshëm që ka në përberje panxhar, molle jeshile dhe karrote eshte nje pije e cila mund te mbroje trupin nga formimi i qelizave kancerogjene dhe limiton rritjen e tyre. Janë të shumtë ata që sugjerojne pirjen e këtij lëngu pasi kanë parë menjeherë efekte pozitive në shëndetin e tyre. Është një pije që mund ta përgatisim lehtësisht në shtëpi përmes shtrydhëses së frutave.

Ja për cilët përbërës keni nevoje:

  • Një karrotë
  • Një panxhar
  • Një mollë jeshile

Lajini mirë me ujë të rrjedhshëm përbërësit, prisni secilin në feta të mëdha dhe hidhini me gjithë lëkurë në shtrydhëse. Këshillohet që lëngu të pihet i freskët, pasi humbet vetitë kuruese dhe vitaminat dhe enzimat ka rrezik të oksidohen nga ajri.

Sipas dëshirës, nëse doni që lëngu të jetë më i athët mund t’i shtoni dhe pak limon.

 

Pse ky lëng është cilësuar si “lëngu i jetës”

  • Parandalon dhe zvogëlon rritjen dhe zhvillimin e qelizave kancerogjene.
  • Është i shkëlqyeshëm për përforcimin e sistemit imunitar.
  • Ndikon pozitivisht në shikim, eliminon lodhjen dhe skuqjen e syve.
  • Përforcon mushkrite, parandalon infarktin dhe ndikon pozitivisht në uljen e tensionit të lartë
  • Ndihmon mëlcinë në procesin e detoksikimit.
  • Ju ndihmon që të reduktoni dhimbjet nga aktivitetet fizike si dhe zbut dhimbjen muskulare.
  • Vështireson procesin e krijimit të akneve ,ndaj kush e pi rregullisht këtë lëng ka lëkurë me shkëlqim.
  • Ul rrezikun e sëmundjeve me zorrën e trashë.

Lëngu është lehtësisht i tretshëm dhe i këshillueshëm për këdo pasi nuk ka efekte anësore. Është shumë efikas sidomos për ata që duan të dobësohen.

Efektet pozitive të këtij lëngu do t’i vini re dy javë pasi e keni pirë sistematikisht një herë në ditë  ( në mëngjes apo pasdite), pasi sistemi juaj imunitar do të jetë më i fortë.

 

 

No Comments Yet


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *