Blog

(Alb) Pse fëmijet duhet të kujdesen për kafshët

Sorry, this entry is only available in Alb. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

 

Cute toddler blonde boy with golden retriever hugging close up

Fëmijët dhe kafshët kanë mardhënie fantastike mes tyre. Ata duan të luajnë dhe kafshët kërkojnë përkujdesje. Ndaj disa prindër u dhurojnë fëmijëve të tyre qen ose mace për t’i argëtuar më shumë fëmijët e tyre. Përfshirja e fëmijëve në përkujdesjen ndaj kafshëve është një mënyrë e mrekullueshme për t’i mësuar me ndjenjën e përgjegjësisë për kujdesin ndaj dikujt apo dickaje. Nëse fëmijët e tu janë mjaftueshëm të rritur për te luajtur me kafshët shtëpiake, ata janë po ashtu mjaftueshëm të rritur për tu ofruar përkujdesje.

 

 

Të ushqyerit

 Casti më i mirë  për tu mësuar fëmijëve përkujdesjen ndaj kafshëve, është koha kur kafshët ushqehen. Nëse fëmija e ka kuptuar se c’ sasi apo racion duhet t’i japë, ai është i aftë të mbushë dhe zbrazë enën e kafshës me ushqim apo me ujë në sasinë që i nevojitet.. Ti lesh fëmijët të lirë në përgatitjen e ushqimit, u rrit vetvlerësimin, përgjegjësinë dhe i mbush me pozitivitet pasi shohin që po bëjnë dicka shumë të mirë dhe të vlefshme për kafshët e tyre të dashura.

Përkujdesje për higjenën e kafshëve

 Ndërsa disa fëmijë nuk janë në gjendje të lajnë kafshët e tyre, ka shumë fëmijë të tjerë që kujdesen mjaft mirë për higjenën e kafshëve të tyre të dashura. Ata iu bëjnë banjë, i thajnë  dhe i krehin duke përforcuar më shumë mardhënien mes tyre.

 

Argëtimi me kafshët

 Cdo kafshë shtëpiake ka nevojë që të luash me të. Përfshirja e fëmijës ne procesin e te luajturit me kafshen eshte sa e vlefshme per to aq edhe per femijet . Macet kenaqen kur luajne me lemsha apo topa ping-pongu dhe qente kenaqen kur luan me Frisbees apo me top tenisi. Prinderit duhet te jene gjithmone te pranishem kur femijet luajne me kafshet pasi ne entuziazem e siper mund te humbasin kujdesin. Prinder, shfrytezojeni castin kur femija juaj argetohet me qenin apo macen si një moment të frytshëm per t’i mësuar se si mund të kënaqet duke kënaqur njëkohësisht dhe kafshën dhe mbi te gjitha komplimentojini per lojat kreative që bëjnë për tu argëtuar.

 

Përgjegjësia

Kujdesi per higjenën e kafshës, e shtepizës –kolibe në të cilin rrinë qeni apo macja mund t’ua besoni fëmijëve tuaj. Përkujdesja ndaj kafshëve i mëson fëmijës suaj ndjenjën e përgjegjësisë , iu rrit besimin në vetvete dhe i ndihmon të ndërveprojnë sa më mirë me këdo që i rrethon.

No Comments Yet


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *