Blog

(Alb) Si të luftojmë aciditetin e stomakut

Sorry, this entry is only available in Alb. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

stomach_ache_stomachache-2-377x252    Kush i ka provuar simptomat që të sjell aciditeti i stomakut e di mirë se pavarësisht shkaqeve, duhet patjetër të ketë një dietë  të ekuilibruar. Aciditeti i stomakut është një keqfunksionim i aparatit gastro intestinal dhe mund të prekë cdo moshë. Ja cilat janë disa nga kurat popullore që ulin aciditetin e stomakut.

  1. Hidhni në një gotë me ujë, gjysëm luge të vogël sode buke dhe pasi ta përzjeni, pijeni. Kjo përzierje ndihmon uljen e nivelit të aciditetit.
  2. Lëngu i aloe verës është shumë i nevojshëm per të luftuar djegiet e stomakut.
  3. Caji jeshil dhe xhinxhëri këshillohen pasi luftojnë infeksionet dhe kanë efekte qetësuese për stomakun.
  4. Konsumimi në sasi të vogël i bajameve mund të parandalojë dhe të zvogëloje djegien e stomakut.
  5. Hidhni disa feta limon në ujë të valë dhe pijeni lëngun e ngrohtë. Do të shihni që djegia e stomakut do të zbehet.
  6. Nëse përtypni cimcakiz pa sheqer për 30 minuta pas cdo vakti ,do t’i ndjeni më pak dhimbjet e stomakut.

 

Përvec kurave popullore dhe medikamenteve përkatese sipas këshillave të mjekut, dieta e ekuilibruar ka nje rol shumë të   rëndësishëm. Këshillohen perimet e ziera te spërkatura me vaj ulliri dhe pak kripë. Selinoja dhe finoku, frutat si mollët, bananja dhe ananasi janë të rëndësishme si pjesë e dietës. Darka këshillohet të konsumohet dy ose tri orë përpara se të shtriheni për të fjetur, pasi stomaku duhet të ketë kohën e nevojshme për të kryer procesin e tretjes.

Kujdes me përdorimin e disa ushqimeve si: domatet, hudhrat, qepët, kafeja, duhani dhe alkoli, pasi rrisin aciditetin në stomak.

 

No Comments Yet


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *